OKB: Popullsia e Indisë do kalojë Kinën në mesin e vitit 2023

19 Prill 2023, 16:19| Përditesimi: 19 Prill 2023, 16:29

  • Share

India është në rrugën e saj për t'u bërë kombi më i populluar në botë, duke kaluar Kinën me gati 3 milion njerëz më shumë në mesin e vitit 2023, sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Kombet e Bashkuara.

Popullsia e Indisë parashikohet të arrijë në 1,428.6 milion, kundrejt 1,425.7 milion të Kinës. Kjo tregon se India do të ketë 2.9 milionë njerëz më shumë se fqinji i saj aziatik.

Të dy kombet përbëjnë më shumë se një të tretën e popullsisë në botë, e cila në nëntor kaloi 8 miliardë. 

Por ekspertët thonë se rritja nuk është aq e shpejtë sa dikur dhe tani është në ritmin e saj më të ngadaltë që nga viti 1950.

Si India dhe Kina kanë parë rënie në normat e tyre të lindshmërisë. Në Kinë, popullsia filloi të bjerë vitin e kaluar ndërsa edhe në Indi, normat e lindshmërisë kanë rënë ndjeshëm në dekadën e fundit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?