Foto ilustruese

OKB pezullon shpërndarjen e ndihmave ushqimore në Rafah! Dërgimi i ushqimeve i pamundur, s’ka siguri

22 Maj, 12:10| Përditesimi: 22 Maj, 12:12

  • Share

OKB pezulloi shpërndarjen e ushqimeve në Rafah, për shkak të mungesës së furnizimeve dhe situatës së paqëndrueshme të sigurisë si pasojë e zgjerimit të operacionit ushtarak të Izraelit. Kombet e Bashkuara paralajmëruan se operacionet humanitare në të gjithë territorin ishin drejt kolapsit.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se Izraeli u është përgjigjur shumë prej shqetësimeve të administratës së presidentit Biden lidhur me planet për ndërhyrjen tokësore në Rafah që synon goditjen e Hamasit. Zyrtari tha se administrata nuk i dha dritën e gjelbër planit për ndërhyrje, por sqaroi se ndryshimet që bënë izraelitët lënë të kuptohet se po i marrin seriozisht shqetësimet e administratës amerikane.

Biden kundërshtoi një sulm të përgjithshëm ushtarak në Rafah, ku janë zhvendosur civilët nga pjesët e tjera të Gazës, nëse nuk i jepej përparësi sigurisë së palestinezëve të pafajshëm. Rreth 400,000 njerëz besohet se janë ende në Rafah pasi rreth 900,000 të tjerë u larguan në mënyrë kaotike, duke kërkuar strehim në kampe të reja ose duke u mbledhur në zonat tashmë të shkatërruara nga ofensivat e mëparshme izraelite.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?