Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres thotë se pasojat e luftës në Ukrainë do të përkeqësohen duke prekur 1.6 milion njerëz.
“Pasojat për botën e pushtimit rus të Ukrainës po përkeqësohen. Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe i përshpejtuar”, tha Guterres duke paraqitur raportin e dytë të OKB-së për pasojat e konfliktit.
“Lufta kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke lënë kaos social dhe ekonomik pas saj", shtoi Guterres.
Ai thotë se ndërsa kriza e këtij viti duket se ka të bëjë me mungesën e aksesit në ushqim, kriza e vitit të ardhshëm mund të jetë për mungesën e vetë ushqimit.
"Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë stuhi grumbulluese, pushtimi rus i Ukrainës duhet të përfundojë".
Lajmi kryesor:
Lufta/Zelensky: Nuk do të jemi në gjendje të shesim qymyr dhe gaz jashtë vendit! Sulmet ajrore ruse shkatërrojnë një shkollë dhe një spital në Ukrainë
S.C/ReportTv.al