OKB: Në vitin 2022 u vranë 89 mijë gra e vajza në gjithë botën! Shumica e vrasjeve nga partnerë e familjarë të viktimave

23 Nëntor 2023, 17:38| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 17:47

  • Share

Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi se numri i grave dhe vajzave të vrara në mbarë botën në vitin 2022 është rritur në nivelin më të lartë në 20 vjet.

“Rreth 89 000 gra dhe vajza u vranë qëllimisht vitin e kaluar”,-  raportoi organizata e OKB-së që mbulon çështjet e grave, “UN Women” dhe organizata përgjegjëse për drogën dhe krimin, UNODC.

“Numri alarmant i femicideve është një kujtesë e fortë se njerëzimi është ende duke u përballur me pabarazitë e rrënjosura thellë dhe dhunën kundër grave dhe vajzave. Çdo jetë e humbur është një thirrje për veprim, një lutje për të adresuar urgjentisht pabarazitë strukturore, për të përmirësuar përgjigjet e drejtësisë penale, në mënyrë që asnjë grua apo vajzë të mos ketë frikë për jetën e saj për shkak të gjinisë së saj”,-  tha drejtoresha ekzekutive e UNODC, Ghada Waly në një deklaratë.

Më shumë se gjysma e vrasjeve ku viktima janë gratë dhe vajzat, rreth 55%, janë kryer nga familjarë apo partnerë, krahasuar me rreth 12% që rezulton të jetë numri viktimave meshkuj nga vrasjet.

Sipas të dhënave të OKB-së, numri më i madh i vrasjeve të grave dhe vajzave gjatë 2022, rreth 20 000 është regjistruar në Afrikë, e ndjekur nga Azia.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?