OKB dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin bëjnë thirrje që Evropa të rifillojë operacionet e kërkim dhe shpëtimit në Mesdhe

25 Shkurt 2021, 13:53| Përditesimi: 25 Shkurt 2021, 13:56

  • Share

Organizata e Kombeve të Bashkuar dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin bëjnë thirrje që Evropa të rifillojë misionet e kërkim dhe shpëtim pas shtimit të vdekjeve të fundit në Mesdhe

Të paktën 41 emigrantë u mbytën pasi anija e tyre u përmbys gjatë fundjavës, në mesin e tyre gjendeshin dhjetëra  fëmijë, trupat e të cilëve u zhdukën pasi gomonen e tyre e mori uji në brigjet e Libisë.

Vetëm një trup është rikuperuar, tha në një deklaratë agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Tre fëmijë dhe katër gra janë zhdukur, njëra prej të cilave ka një fëmijë të porsalindur në Lampedusa. Ndërkohë që një anije tregtare shpëtoi të mbijetuarit dhe i çoi në qytetin port të Siçilisë.

"Ata ishin një grup prej të paktën 120 personash. Ata kishin probleme. Disa prej tyre ranë në det dhe gjashtë prej tyre vdiqën," tha Carlotta Sami, zëdhënësja e agjencisë së refugjatëve në Itali.

Kjo është edhe rasti i dytë më i rëndë në Mesdheun qendror këtë vit, duke e çuar numrin e të vdekurve dhe të zhdukurve në rreth 160 persona.

Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se nga 3,800 personat që mbërritën në Itali nga deti këtë vit, 2,527 u larguan nga Libia. Por ka pasur 3,580 kthime në Libi gjithashtu në të njëjtën periudhë nga 1 janari 2021 deri më 21 shkurt 2021, pavarësisht deklaratave se vendi i shkatërruar nga lufta nuk duhet të konsiderohet një port i sigurt.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?