OKB: COVID-19 rrezikon të rrisë varfërinë, sfidë për sistemin shëndetësor

5 Gusht 2020, 22:11| Përditesimi: 5 Gusht 2020, 22:17

  • Share

Zyra e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vend ka rekomanduar që Shqipëria ta mbështesë planin e rimëkëmbjes në 5 shtylla kryesore.

Së pari qeveria duhet të kujdeset për  mbrojtjen e sistemit dhe shërbimeve shëndetësore, duhet të ketë mbrojtje sociale për kategoritë e ndryshme për të zbutur varfërinë, sigurimi i vendeve të punës. Po ashtu duhet të japë ndihmë për  ndërmarrjet  e vogla dhe të mesme, si dhe bashkëpunim shumëpalësh për menaxhimin makroekonomik. 

Ashtu si edhe raportet e FMN dhe të Bankës Botërore, OKB thotë se Covid 19 do të rrisë papunësinë, do të rrisë varfërinë si dhe do të sfidojë kapacitetin e sistemit shëndetësor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?