Foto ilustruese

Bota

OKB: Çmimet globale të ushqimeve, në nivelin më të lartë në 10 vjet

5 Nëntor 2021, 12:31| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 12:33

  • Share

Çmimet globale të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë, pasi janë rritur për më shumë se 30 për qind gjatë vitit të kaluar, tha Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO). Sipas saj, në rritjen e çmimeve kanë kontribuar: ndërprerjet e furnizimeve, mbyllja e fabrikave dhe tensionet politike.

FAO tha se çmimet e drithërave janë rritur për më shumë se 22 për qind, krahasuar me një vit më parë.Çmimi i grurit ishte një nga kontribuuesit kryesorë në këtë situatë, pasi u rrit për 40 për qind në 12 muajt e fundit.

Sipas FAO-s, kjo ka ndodhur pasi eksportuesit kryesorë - Kanadaja, Rusia dhe SHBA-ja - kanë pasur korrje të dobëta.

“Kemi pasur vite mjaft të këqija të korrjeve në shumë vende”, tha për BBC-në Peter Batt, ekspert i agrobiznesit në Shkollën Curtin Business në Perth të Australisë.

FAO tha se çmimi i vajit bimor u rrit nga rritja e kostos së vajrave të palmës, sojës, lulediellit dhe farave./ REL

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?