Ofruan ryshfet se ishin pa licencë dhe pa rrip sigurie, arrestohen dy shoferë 39 dhe 22 vjeç në Korçë (VIDEO)

12 Korrik 2020, 09:34| Përditesimi: 12 Korrik 2020, 09:59

  • Share

Dy drejtues mjetesh janë vendosur në pranga së fundmi nga policia e Korçës pasi tentuan të ofronin ryshfet. Njëri prej tyre ushtronte shërbimin taksi pa licencë. Bëhet fjalë për E. N, 39 vjeç, banues në Korçë, i cili është ndaluar me mjetin e tij tip "Benz", duke ushtruar pa licencë shërbimin taksi dhe për të shmangur gjobën, iu ka ofruar ryshfet punonjësve të policisë.

Ndërkohë rasti tjetër ka të bëjë me 22-vjeçin E. H, i cili në lagjen numër 17 të Korçës, është kapur duke drejtuar mjetin tip "BMË", pa vendosur rripin e sigurimit dhe për të shmangur gjobën, ka tentuar t'i korruptojë punonjësit e policisë.

Në total gjatë kësaj jave në Korçë janë pezulluar 7 leje drejtimi, janë vendosur 39 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 141 masa të tjera për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceni: 12/07/2020 14:32

    Kjo puna rushfetit ka filluar shume heret se policet punonin dhe per shefat e tyre me keto 1000 leksha nuk kalon dot se shkon ne polici

    Përgjigju
  • shqip: 12/07/2020 12:26

    Mire e kane . Si i jepet policit 1000 leke bakshish. Nen 5000 lek bakshish perfundon ne biruce. Jemi shtet i forte dhe mundesisht bakshishi te jete ne EURO, Dollar .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?