Foto ilustruese

OFL u hedh 'grepin' 5 të dënuarve, mes tyre 3 vrasës dhe një pengmarrës (Emrat)

23 Nëntor 2020, 13:54| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 14:38

  • Share

OFL u ka dërguar formularin e deklarimin të pasurisë 5 të dënuarve, 3 prej tyre për vrasje ndërsa dy të tjerët për ' Vjedhja me  dhunë' dhe 'Rrëmbimi ose mbajtje peng të personit'.

Në "sitë" janë Bledar Hasani, Selam Qëndro, Memo Lila, Sadik Hazizi, Gentian Çani.

Bledar Hasani, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me    dhunë” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”;

Selam Qëndro banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Memo Lila banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Sadik Hazizi banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Gentian Çani banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta të dënuar, siç thuhet në njoftimin e OFL, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?