OFL, siguria shtyn afatin kohor për hetimet në SPAK, Hodaj: Nuk shkelet Kodi i Procedurës Penale (VIDEO)

19 Janar 2021, 17:42| Përditesimi: 19 Janar 2021, 19:01

  • Share

Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi propozimin e Ministrisë së Brendshme, për shtyrjen e afatit kohor për SPAK dhe GJKKO, lidhur me konfiskimin ose jo të pronave të sekuestruara nga Operacioni Forca e Ligjit.

Deputetët ngritën shqetësimin për zvarritjen e çështjeve apo shkeljen e Kodit të Procedurës Penale, ndërsa më tej zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj shtoi se një gjë e tillë nuk ndodh, pavarësisht se afatet nuk mund të parashikohen.

Ndryshimi i miratuar dhe që pritet të kalojë në seancën e së enjtes në Kuvend synon vazhdimin e shqyrtimit të kërkesave që OFL u ka çuar Prokurorisë dhe Gjykatës deri në një vendim të formës së prerë.

Sipas të dhënave, OFL ka përfunduar procesin e verifikimit për 515 subjekte. 243 janë dërguar në SPAK, ndërsa 272 të tjera janë arkivuar.

160 raste për 183 subjekte janë në duart e SPAK për 1970 pasuri në total. 19 llogari bankare janë referuar në ndërsa është kërkuar sekuestrimi i një organizate jofitimprurëse.

83 raste emergjente janë referuar ndërsa janë depozituar 19 kërkesa për masa parandaluese personale. 105 raste janë gjykuar të vlefshme nga Gjykata, e cila ka konfirmuar sekuestron, ndërsa pjesa tjetër është në proces.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?