Foto ilustruese

OFL në Skrapar, Berat e Durrës! Kush janë 5 të dënuarit që duhet të justifikojnë pasurinë

16 Dhjetor 2020, 12:48| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 12:51

  • Share

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit është shtrirë këtë të mërkurë në tre qytete, në Durrës, Skaprar dhe Berat. OFL u ka dërguar formularin e pasurisë 5 të dënuarve.

Më konkretisht u është dërguar formulari Arben dhe Viktor Leklit, Çlirim Ymeralit, Andrea Ajasllarit dhe Andrea Shyti.

"Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. L., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
V. L., banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Ç. Y., banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;
A. A., banues në Skrapar, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;
A. Sh., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?