Foto ilustruese

Drejt 'shkrirjes'/ OFL ndalet në Tiranë, në 'sitë' 2 vrasës dhe një grabitës (Emrat)

24 Nëntor 2020, 13:08| Përditesimi: 24 Nëntor 2020, 13:20

  • Share

Ditën e sotme OFL është ndalur në Tiranë, ku u ka dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 3 të dënuarve, 2 për vrasje dhe një për vjedhje me dhunë.

Në "sitën" e OFL është Fabjon Lamja, Fatjon Kodra, Erland Markola.

Fabjon Lamja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;

Fatjon Kodra banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”;

Erland Markola banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta të dënuar, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë kujtojmë se prej 1 janarit të vitit që vjen (1,1,2021) s'do të dërgohet më asnjë formular për në kuadër të Operacionit Forca e Ligjit.

Prej shkurt 2020 deri tani ende asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit. Janë 192 kërkesa që ka trajtuar SPAK, nga të cilat ka kërkuar 49 konfiskime por janë ende në proces.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?