Foto ilustruese

OFL i dërgon formularin e deklarimit të pasurisë 8 të dënuarve, mes tyre dhe një grua

5 Nëntor 2020, 13:34| Përditesimi: 5 Nëntor 2020, 18:32

  • Share

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar këtë të enjte formularin e deklarimit të pasurisë 8 të dënuarve, mes tyre dhe një grua. Report Tv mëson se i është dërguar formulari Aurela Doksanit, Selfo Drizës, Mario Aliajt, Llambro Dakos, Arbjon Alikos, Shpëtim Kolgjinit, Myrvet Balliut dhe Sabri Sopotit.

Aurela Doksani është ekstraduar nga Greqia në vendin tonë rreth një muaj më parë, ndërsa ka qenë një ndër emrat më të kërkuar nga Interpoli. Ish-Gjykata për Krimet të Rënda e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

24 orë për të justifikuar pasurinë ka edhe Arbjon Aliko, një nga të dënuarit e grupit të Lazaratit, si autori i sulmit ndaj policisë në vitin 2015 në ekzekutimin e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha.

Aliko njihet si një nga personat që hapi zjarr mbi Policinë gjatë aksionit ku u sekuestruan tonelata të tëra droge.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?