Shqiptari dhe polici grek përplasin makinën e patrullës me tre automjete në tentativë për t’u larguar! VIDEO e përplasjes

15 Mars, 12:43| Përditesimi: 15 Mars, 13:36

  • Share

 

Report TV ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes së Igumenicë ku mjeti i policit grek u përplas me 3 automjete të tjera. Oficeri grek shpërndante drogë me këtë mjet së bashku me shqiptarin Arben Murto.

Nga pamjet duken dëmet që i janë shkaktuar mjeteve të tjera të parkuara anës rrugës me të cilat është përplasur mjeti i patrullës.

Brenda këtij mjeti policia gjeti rreth 100 kg lëndë kanabis që kolegu i tyre e shpërndante së bashku me 41-vjeçarin shqiptar.


Lajmi kryesor:

Greqi, shqiptari dhe polici grek shpërndanin drogë me makinën e patrullës në Igumenicë! Përplasin 3 makina teksa tentojnë të ikin! Sekuestrohen 100 kg kanabis (EMRI + VIDEO)


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?