Taulant Seferi

Ofertë joshëse, 1 milionë euro për kartonin e Taulant Seferit

6 Korrik 2023, 14:07
  • Share

Taulant Seferi është në qendër të merkatos në Ukrainë. Sulmuesi i Kombëtares e mbylli me 13 gola sezonin e parë me Vorskla Poltava, teksa ka sërish ofertë nga Ukraina. Bëhet fjalë për nënkampionët e Dnipro-s, që janë të gatshëm të paguajnë 1 milionë euro për kartonin e 26-vjeçarit, aq sa është edhe klauzola e tij e largimit.

Me kontratë deri në 2025, vështirë se Vorskla do lërë të lirë sulmuesin më të mirë të ekipit për një shifër më të ulët, teksa interesi për sulmuesin nga Kumanova është edhe nga Turqia dhe Kroacia.

Seferi ka dalë nga moshat e Rabotnickit, teksa më pas u transferua në Zvicër tek Young Boys. Pas eksperiencave dhe me Xamax, Winterthur, Seferi kaloi tek Tirana ku fitoi dhe titullin kampion. Vorskla pagoi 500 mijë dollarë për të, teksa sulmuesi i Kombëtares shënoi 13 gola, duke u renditur dhe shënuesi i dytë më i mirë i kampionatit.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?