Ofendoi punonjësit e policisë nën efektin e alkoolit, përfundon në komisariat 34 vjeçari

3 Gusht 2020, 12:25| Përditesimi: 3 Gusht 2020, 12:27

  • Share

Një 34 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Sipas informacioneve i riu me iniciale A. D., kishte konsumuar pije alkoolike dhe po prishte qetësinë publike duke ngritur zërin e kasetofonit në makinë.

Banorët kanë njoftuar policinë pasi janë shqetësuar nga muzika e lartë në makinë. Grupi i gatshëm e mori dhe e dërgoi në spital ku ju bë inxheksioni kundër alkoolit.

Pikërisht në spital ai ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësit e policisë kur ata po e merrnin për ta dërguar në mjediset e komisariatit të policisë ku do të bëhej edhe denoncimi për prishje të qetësisë publike.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?