Ndërsa Partia Demokratike ka dalë në mbështetje të protestave të artistëve, një tjetër apel për të protestuar vjen nga ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi.
Duke e konsideruar zgjatjen e fatkeqësisë natyrore antikushtetuese, Bylykbashi në Facebook i bën thirrje qytetarëve që të marrin në dorë të drejtat e tyre, të cilat janë të kufizuara.
Sipas ish-deputetit të PD, gjendja e fatkeqësisë natyrore ishte deri në 23 maj dhe mbajtja e këtyre masave përtej kësaj date nuk ka më vlerë kushtetuese. Bylykbashi shprehet se për të zgjatur "fatkeqësinë natyrore" përtej kësaj data duhet një vendim i ri.
"Qeveria duhej të kërkonte shtyrje të re 30 ditore me 23 maj, të raportonte në Parlament për masat e ndërmarra nga 24 prilli deri me 23 maj, të dëshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 ditë të tjera gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe kufizimi i lirive", shkruan Bylykbashi.
Zgjatja e shpalljes së gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore parashikon vijimin e disa masave për institucionet publike, strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile, subjektet private dhe shtetasit shqiptarë.
Statusi i Oerd Bylykbashit
Qe nga e diela e Fiter Bajramit, "gjendja e fatkeqësisë natyrore" dhe masat e jashtëzakonshme të Kryeministrit Edi Rama janë antikushtetuese. Mbajtja e këtyre masave përtej 23 majit nuk ka vlere kushtetuese sepse Parlamenti nuk mund ta zgjaste gjendjen e fatkeqësisë natyrore me shume se një muaj pa një vendim të ri.
Kufizimi i lirisë së lëvizjes së shqiptarëve dhe të gjitha lirive të tjera nga Kryeministri Rama, që nga dita e sotme 24 maj, e në vazhdim është antikushtetues.
Qeveria duhej të kërkonte shtyrje të re 30 ditore me 23 maj, të raportonte në Parlament për masat e ndërmarra nga 24 prilli deri me 23 maj, të dëshmonte sa efikase ishin ato dhe pse duhej zgjatur edhe me 30 ditë të tjera gjendja e fatkeqësisë natyrore dhe kufizimi i lirive. Kjo është arsyeja e afatit kushtetues 30 ditor, llogaridhënia e qeverisë dhe jo tekat e Ramës ne 22.00 të natës në Facebook. Parlamenti ka detyrimin qe t'ju mbroje të drejtat nga qeveria por harrojeni që ky Parlament si shtupe lecke në duart e Edi Rames t'ju mbrojë.
Statistikat e Covid 19 nuk justifikojnë rrëmbimin dhe dhunimin e te drejtave tuaja nga Edi Rama.
Qytetare, refuzoni qe "distancimi social" i neuroneve te Kryeministrit dhe pamundësia e tyre per t'u takuar me njeri-tjetrin ne mendime logjike e racionale ne interesin tuaj, te dhunoje lirinë tuaj të lëvizjes! Rimerrni të drejtat dhe liritë tuaja!
Evlad hiq spo gutemi,për momentin jemi në shkalltë e SOJIT tek drrasat,në kët koh WC puplike nuk po përdorin shum drrasa,muratorët po i përdorin për ndërtimin e shpijave nçdo vendë,vazdojm ma tej
PërgjigjuZ.Bylykbashi I eshte nxehur karigia ku eshte ulur,po kerkon ndihmen e qytetareve per te gjetur nje kolltuk te ri ,sepse eshte me I rehatshem.
PërgjigjuOre me duket mua apo jan cmendur i mad e i vogel ne keahun opozitar te gjith mekatar qenkan i ka zen tmeri nga drejtesia
PërgjigjuNe fakt te drejtat tona duhen marre ne dore por per t’ju treguar vendin ju qebesirave njehere e mire
Përgjigju