Bota

OECD: Pjesës më të madhe të Evropës do t'i duhen gati tre vjet për t'u rikuperuar nga ndikimet e pandemisë

31 Maj 2021, 12:38| Përditesimi: 31 Maj 2021, 12:49

  • Share

Në një raport të publikuar së fundmi nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, është theksuar se shumë prej ekonomive të Evropës do tu duhet me shumë mundësi gati tre vjet për t'u rikuperuar në nivelet para-pandemike.  

Organizata deklaron se megjithatë rimëkëmbja ekonomike muajt e fundit ka ecur me hapa të shpejtë.

Krye ekonomisti i OECD Laurence Boone , deklaroi se projeksionet ekonomike "janë përmirësuar ndjeshëm në muajt e fundit".

Kjo për shkak të lehtësimeve dhe masave stimuluese në vendet e zhvilluara, thuhej në raport.

Në të parashikohej që prodhimi global të rritet me 5.8%, duke rritur parashikimin e mëparshëm për një rritje prej 4.8% në dhjetor.

Megjithëse OECD tha që pjesa më e madhe e botës do të arrinte nivelet para-pandemike të prodhimit deri në fund të vitit 2022, ata paralajmëruan se "kjo është larg nga sa duhet".

Evropa duhet të përshpejtojë procesin e vaksinimit të popullsisë për të mundësuar një kthim sa më të shpejtë në normalitet dhe rritjen e ekonomisë.

Ekonomia botërore 'do të kthehet në nivelet para-pandemike' deri në vitin 2022, deklaron përfaqësuesi i OECD-së me bazë në Paris por renditi disa kërcënime për rimëkëmbjen, përfshirë mungesën e vaksinave në vendet e varfëra që kanë më pak burime.

" Për sa kohë që shumica dërrmuese e popullsisë globale nuk është vaksinuar, thuhet në raport, "të gjithë mbetemi të prekshëm nga shfaqja e varianteve të reja".

Ndërsa disa vende tashmë kanë arritur të tejkalojnë nivelet e tyre ekonomike para-pandemike,të tilla si Kina, zona e  BE dhe Britania e Madhe përballen me një prodhim të reduktuar në 2021 dhe 2022.

Sipas parashikimeve të tij OECD thekson që zona e euros dhe Mbretëria e Bashkuar të jenë akoma më shumë se një pikë përqindje prapa parashikimit të saj para-pandemisë për fundin e vitit 2022.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?