Foto e vaksinës anti-COVID AstraZeneca

OBSH-ja aprovon përdorimin emergjent të vaksinës anti-COVID AstraZeneca

16 Shkurt 2021, 09:53| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 09:56

  • Share

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka aprovuar vaksinës britanike anti-COVID, AstraZeneca për përdorim emergjent duke i hapur rrugën dërgesave të para në vendet të cilët janë pjesë e skemës COVAX.

Dozat e vaksinës së AstraZeneca përbëjnë pjesën më të madhe të dozave në iniciativën e shpërndarjes së vaksinave të koronavirusit nga COVAX.

COVAX, pjesë e të cilit janë 192 vende ka për qëllim furnizimin e vendeve në zhvillim dhe të varfra me vaksina anti-COVID. Pjesë e mekanizmit është edhe Shqipëria, nga e cila vendi synon të marrë 1.140.000 vaksina. Ndërkohë 360 mijë dozat e para të AstraZeneca po synohet ti sjellin sa më parë.

Deri në fund të vitit 2021, COVAX synon të vaksinojë 20% të popullsisë së 92 vendeve më të varfra të botës.

Dozat e prodhuara nga AstraZeneca dhe partnerët e saj prodhues pritet të përbëjnë rreth një të tretën e kësaj përpjekjeje, dhe do të jenë më shumë se gjysma e vaksinave që do të furnizojnë shtetet në gjysmën e parë të 2021.

AstraZeneca është vaksina e dytë kundër COVID-19 e cila aprovohet nga OBSH-ja për përdorim emergjent, pas Pfizer.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?