OBSH: Situata nga Covid në Europë po përmirësohet, por globalisht po përkeqësohet (VIDEO)

9 Qershor 2020, 09:25| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 13:29

  • Share

'Nuk është koha që asnjë vend të heqë këmbën nga pedali i frenave. Megjithëse situata në Evropë po përmirësohet, ajo po përkeqësohet globalisht", tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në konferencën e zakonshme për pandeminë nga koronavirusi.

Ghebreyesus theksoi se "Pothuajse 75% e rasteve të djeshme vijnë nga 10 vende, kryesisht në Amerikë dhe Azinë e Jugut" duke shtuar se "Në të njëjtën kohë është inkurajuese që disa vende shohin shenja pozitive. Kërcënimi më i madh tani është vetëkënaqësia ”.

Studimet epidemiologjike "tregojnë se shumica e njerëzve në nivel global mund të infektohen. Ne vazhdojmë të bëjmë thirrje për mbikëqyrje aktive të rasteve për tu siguruar që koronavirusi të mos ketë zgjerim të rasteve të infeksionit, veçanërisht sepse në disa vende ata kanë filluar që njerëzit të rigrumbullohen masivisht duke u kthyer në vatra të mundshme të përhapjes së Covid.

Dje OBSH tha se nuk rekomandon përdorimin e dorezave për të frenuar përhapjen e koronavirusit sepse mund të rrisin rrezikun e infeksionit, pasi mund të çojë në vetë-kontaminim ose transmetim tek të tjerët kur prekni sipërfaqet e kontaminuara dhe fytyrën dhe ka rekomanduar përdorimin e dezinfektuesve të duarve.

Sipas OBSH, në vende publike siç janë supermarkete, përveç distancës fizike rekomandohet instalimin e ​​sanitizuesve të duarve në hyrje dhe dalje.

"Përmirësimi i gjërë i praktikave të higjienës së duarve - shkruan agjensia e OKB - mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së Covid-19 ".

Pak ditë më parë OBSH u bëri thirrje qeverive të promovojnë mbajtjen e maskave nga të gjithë në vendet publike, pavarësisht moshës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?