OBSH: Situata e pandemisë në Europë, shumë serioze...Zile alarmi Covid në Spanjë

17 Shtator 2020, 12:21| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 12:23

  • Share

Në shtatë vende europiane rritja e rasteve Covid ka qenë më shumë se dyfish

Organizata Botërore e Shëndetit është shprehur se situate e pandemisë në Europë paraqitet shumë serioze.

Hans Kluge, drejtori rajonal i OBSH-së për Europën deklaroi se “Rastet e reja të raportuara të identifikuar si bartës të koronavirusit janë aq të larta sa mund të krahasohen më ato të muajit mars”

"Më shumë se gjysma e vendeve europiane - nënvizoi ai gjatë një konferencë për shtyp online - kanë regjistruar rritje mbi 10% në dy javët e fundit dhe në shtatë vende rritja ka qenë më shumë se dyfish".

Këto shifra, - tha kluge,- janë një trend alarmues dhe duhet të jenë një zile alarmi për të gjithë”.

Spanja regjistron 239 vdekje dhe më shumë se 11 mijë raste të reja infeksioni

Sipas shifrave të raportuara nga Rajonet por ende të pakonfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë, në Spanjë janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 239 vdekje dhe 11 193 raste të reja infeksioni Covid.

Sipas të dhënave nga Worldometers, numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi, që prej fillimit të pandemisë është rritur në 614 360 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 30 243.

Madridi dhe territoret baske janë vendet ku virusi po përhapet me shpejtësi.

Autoritetet gjermane të emergjencës shëndetësore Covid kanë raportuar për 2021 raste të prekur nga koronavirusi dhe 4 viktima. 

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, të infektuarit në total që prej fillimit të pandemisë janë 266 865 kurse ata që kanë humbur jetën numërohen në 9449

Turqia ka raportuar për 1771 raste të reja infeksioni dhe 63 viktima.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se totali i viktimave është rritur në 7249 kurse numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid ka shkuar në 296.391


Lajmi kryesor:

Italia regjistron 1585 raste të reja dhe 13 viktima! OBSH: Situata në Europë, shumë serioze... Zile alarmi Covid në Spanjë


  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?