OBSH shpalli pandeminë, Kryemadhi: Shqipëria është seriozisht e përfshirë

11 Mars 2020, 19:24| Përditesimi: 11 Mars 2020, 19:26

  • Share

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmit qw Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli gjendjen e pandemisë nga koronavirusi. Ajo shprehet se Shqipëria është seriozisht e përfshirë në pandemi dhe sot për fat të keq një qytetare humbi jetën.

"Natyrshëm ngushëllime e mia më të sinqerta shkojnë për familjen e së ndjerës. Kjo situatë kërkon solidaritet të të gjithë qytetarëve dhe vëmendjen më të lartë ndaj këshillave dhe rekomandimeve të mjekëve.

Është një moment që kërkon sakrificë, të cilës askush nuk mund ti shmanget, por të gjithë jemi të bindur se në këtë mënyrë do t'ja dalim ta kapërcejmë me sa më pak dëme situatën e pandemisë.

Të vlerësojmë çdo moment, të dëgjojmë çdo rekomandim, të zbatojmë çdo këshillë dhe situata do të jetë e kapërcyer.

Të kujdesemi për veten, sepse kështu kujdesemi edhe për personat e tjerë të familjes.

Solidaritet dhe mbështetje me gjithë zemër për mjekët, infermierët, sanitarët, inspektorët e shëndetit publik, epidemiologët dhe të gjithë forcat që po përballen me vetëmohim dhe sakrificë me pandeminë.

Respekt pafund për ta" tha ajo.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?