Foto ilustruese

OBSH: S’do e quajmë me ‘lija e majmunit’, është raciste! Kur s’është figura e majmunit, njerëzit e marrin më seriozisht sëmundjen

28 Nëntor 2022, 16:05| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 16:09

  • Share

TIRANË- Ajo që deri më tani e kemi quajtur “lia e majmunit”, dalëngadalë do të hiqet nga fjalori. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se për të identifikuar këtë sëmundje do të përdoret një term i ri, i quajtur "mpox", si sinonim i lisë së majmunëve.

Kjo pasi argumentojnë se ky term është racist dhe stigmatiz. Ato mendojnë se mospasja e imazhit të majmunit do t'i ndihmonte njerëzit ta merrnin seriozisht sëmundjen.

Lija e majmunëve, e zbuluar në vitin 1958 dhe e quajtur sipas kafshës së parë që shfaqi simptoma, ishte përhapur kryesisht në një grup vendesh në Afrikën perëndimore dhe qendrore deri në këtë vit.

Tani, sipas të dhënave të OBSH-së, 110 vende kanë raportuar rreth 80,000 raste të konfirmuara dhe 55 vdekje.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?