OBSH rekomandon që vaksina e COVID të injektohet çdo vit, studimi i ISHP: Krijohet mbrojtje

12 Nëntor 2023, 16:32| Përditesimi: 12 Nëntor 2023, 16:57

  • Share

OBSH rekomandon që vaksina ndaj Covid 19 të shndërrohet në vaksinë të përvitshme njësoj si vaksina ndaj gripit e cila injektohet çdo fillim sezoni. Punonjësit  shëndetësorë të vijës së parë , të moshuarit dhe grupet e riskut të marrin një përforcues COVID-19 12 muaj pas fundit, në varësi të moshës ose kushteve kronike.

 “Këtë vit, OBSH në Shqipëri do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet e tyre për të mbrojtur më të rrezikuarit si nga COVID-19 ashtu edhe nga gripi.”- tha Geraldine McWeeney, përfaqësuese e OBSH-së në Shqipëri.

Një studim i ri në Shqipëri i kryer nga ISHP mes afro 1500 punonjësve shëndetësorë në 3 spitale mati efektivitetin e përforcuesit të vaksinës COVID-19 kundër infeksionit simptomatik SARS-CoV-2, ku u konstatuan rezultate pozitive.

 “Mund të përballojë më mirë presionin e shtuar këtë vjeshtë dhe dimër.”- tha Albana Fico, drejtuese e QSUT-së në Tiranë.

Mjekët thonë se ka gjithashtu të ngjarë që gripi, virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe COVID-19 të qarkullojnë përsëri në të njëjtën kohë këtë vjeshtë dhe dimër, gjë që mund të çojë në rritjen e rrezikut të infeksioneve dhe sëmundjeve të rënda në mesin e popullatave.

M.T//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Silloa: 12/11/2023 21:45

    Ide e mir per çdo vit po do ishte akoma me mir sikur ta bejm gjell per dit

    Përgjigju
  • Scutari: 12/11/2023 18:58

    Vaksinat kanë aktivizuar psoriasis tek ata që e kanë injektuar si dhe probleme kardiake!

    Përgjigju
  • Gim: 12/11/2023 18:29

    Po u cmend njeri qe ta beje bravo ju qofte juve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?