OBSH paralajmëron: Kujdes, gripi i shpendëve po shpërndahet te gjitarët! Bota të përgatitet për një pandemi

10 Shkurt 2023, 18:01| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 18:03

  • Share

Në javët e fundit ka pasur disa raporte të gjitarëve, duke përfshirë dhelpra dhe luanë deti, të infektuar me gripin e shpendëve H5N1. Për momentin, OBSH e vlerëson rrezikun për njerëzit si të ulët, por thotë se bota duhet të përgatitet në ccdo rast për një pandemi të mundshme të këtij gripi.

Drejtori i përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus këshilloi që njerëzit të mos prekin kafshë të egra të ngordhura ose të sëmura, por t'i raportojnë te autoritetet lokale.

OBSH, informoi kreu i agjencisë së shëndetësisë së OKB-së, "po punon me autoritetet kombëtare dhe partnerët për të monitoruar nga afër situatën dhe për të studiuar rastet e infeksionit H5N1 tek njerëzit kur ato ndodhin.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve 208 zogj kanë ngordhur , por ajo që alarmoi autoritetet është ngordhja e 200 gjitarëve në Spanjë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas epidemiologëve, gripi i shpendëve po bëhet gjithnjë e më ngjitës, dhe mbi të gjitha është transmetuar te gjitarët.

" Ne e dimë që Covid nuk është pandemia e fundit dhe duhet të jemi vigjilentë”, thonë ata.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?