Vaksina anti-COVID AstraZeneca

OBSH: Nuk ka asnjë arsye për të mos përdorur vaksinën AstraZeneca! Është e sigurt

12 Mars 2021, 15:33| Përditesimi: 12 Mars 2021, 15:56

  • Share

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se nuk ka asnjë arsye për të mos përdorur vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 pasi ajo është e sigurt.

Autoritetet Shëndetësore në disa vende evropiane kanë pezulluar përdorimi e AstraZeneca pasi disa pacientë humbën jetën nga mpiksja e gjakut dhe disa e lidhën me faktin se ata kishin marrë dozën e vaksinës.

Përfaqësuesja e OBSH-së Margaret Harris tha se ajo është një vaksinë e shkëlqyer dhe se nuk ka asnjë provë për lidhjen mes saj dhe viktimave.

“Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se ne duhet të vazhdojmë përdorimin e vaksinës AstraZeneca”, tha ajo.

Megjithatë, Harris tha se OBSH-ja po bën kërkime lidhur me sigurinë e AstraZeneca.

“Ne e kemi për detyrë të jemi gjithmonë të sigurt lidhur me alarmet e ngritura për vaksinat anti-COVID, por nuk ka ende asnjë ndalim për përdorimin e AstraZeneca”, tha përfaqësuesja e OBSH-së.

AstraZeneca është vaksina kryesore e cila do të shpërndahet nga platformë COVAX e krijuar nga OBSH për të ndihmuar vendet e varfra në luftën kundër COVID-19.

Disa ditë më parë kur Austria pezulloi përdorimin AstraZeneca, Agjencia Evropiane e Barnave doli me një reagim duke thënë se vdekjet e pacientëve nuk kanë lidhje me marrjen e dozës së vaksinës.

Ora 16:08
AstraZeneca hedh poshtë akuzat: Vaksina nuk shkakton mpiksje gjaku

Teksa disa shtete evropiane po pezullojnë përdorimin e AstraZeneca, kompania farmaceutike ka reaguar duke thënë dhe mbrojtur se vaksina nuk shkakton mpiksjen e gjakut.

“Sipas një analize të të dhënave tonë, nuk ka rezultuar asnjë provë e cila tregon se vaksina është e rrezikshme dhe mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut të ndonjë grup moshe të caktuar apo gjinie.”, tha kompania.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 12/03/2021 16:38

    Normal qe do thote keshtu , kush eshte ai tregtar qe shan produktin e tij

    Përgjigju
  • Akrepi: 12/03/2021 16:17

    Ka plot arsye qe vaksina te behet vetem, ne mosha te caktuara , mbi 20 dhe nen 60 vjec . Kjo vaksine eshte pezulluar ne mbi 15 shtete Evrpriane dhe kudo tjeter . Ky shkrim eshte i mbeshtetur ne satistika te besueshme , ;Pjesa me e rrezikshme e saj eshte mpiksia e gjakut . Botoni kritiken , eshte e mbeshtetur mbi te dhena te sakta .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?