OBSH: Ndotja e ajrit shkakton
kancer të mushkërive

19 Tetor 2013, 15:16| Përditesimi:

  • Share
Ndotja e ajrit, është vendosur në klasifikimin e substancave më të dëmshme. Është hera e parë që Organizata Botërore e Shëndetit, konfirmon zyrtarisht një lidhje me kancerin e mushkërive.

Smogu, është një nga agjentët kancerogjenë, këtë e ka deklaruar Agjencia Kërkimore për Kancerin, agjenci e Organizatës Botërore të Shëndetit.

Ky konfirmim i vendosur ndotësit e ajrit në grupin e parë, bashkë me substanca si Amianti dhe Benzeni.

Është hera e parë, që Organizata Botërore e Shëndetit deklaron zyrtarisht që ndotja e atmosferës, mund të shkaktojë kancer. “Ajri që ne thithim, është e ndotur nga substance të ndryshme kancerogjene”, ka shpjeguar Kurt Straif, i cili është marrë me krijimin e monografisë së Agjencisë Kërkimore për Kancerin.

Studimi i kësaj agjencie, mbledh më shumë se 1 mijë kërkime të bëra mbi dëmet që sjell ndotja e ajrit në të gjithë botën. Një analizë, në të cilën janë regjistruar më shumë se 220 mijë raste vdekjesh në vitin 2010-të.

Edhe pse përbërja e atmosferës ndryshon nga zona në zonë, ekspertët thonë se konkluzionet janë të vlefshme për të gjithë botën.

Rezultatet e këtyre kërkimeve, nuk kanë mundur të nxjerrin diçka konkrete, nëse një grup i veçantë, gra, burra, të rinj apo të moshuar, janë më të predispozuar për t`u prekur nga kjo sëmundje.

Por nga këta rezulatate, ka dalë se sa më i madh të jetë ekspozimi, aq më shumë rritet mundësia për t`u sëmurur.

Në lidhje me këtë argument, Agjencia Kërkimore për Kancerin, ka deklaruar se po impenjohet së bashku me Komisioni Europian, për të ulur limitet e vendosura me ligj, për ndotjen atmosferike.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?