Simboli i OBSH-së

Bota

OBSH: Më shumë të vaksinuar se të infektuar nga COVID-19 në Evropë, virusi ende i rrezikshëm

30 Prill 2021, 13:52| Përditesimi: 30 Prill 2021, 13:58

  • Share

Organizata Botërore e Shëndetësisë, u shpreh se numri i personave të vaksinuar është më i lartë se ai i personave të infektuar nga COVID-19.

“Bazuar në numrin e rasteve të konfirmuara, 5.5% e të gjithë popullsisë evropiane është infektuar nga koronavirusi, ndërsa 7% e saj është vaksinuar.”, tha kreu rajonal i OBSH për Evropën, Hans Klugen.

Ai u shpreh se edhe kur numri i rasteve të reja, shtrimeve në spital dhe viktimave bie, kërcënimi dhe rrezikshmëria e virusit mbetet, ai është ende potencial për të shkaktuar efekte shkatërruese.

Për herë të parë në 2 muaj, pasi Evropa ishte përfshirë nga një valë e rrezikshme e COVID-19, rastet e reja të infektimeve dhe viktimave ka pësuar një ulje dhe stabilitet.

Klugen tha se masat anti-COVID të ndërmarra nga qeveritë e shteteve janë një faktor kyç në mbajtjen nën kontroll të situatës, duke shtuar se nuk mjaftojnë vetëm vaksinat për t’i dhënë fund pandemisë.

Kreu i OBSH disa ditë më parë u shpreh se bota ka mjetet e duhura për të “luftuar” dhe për të vënë nën kontroll pandeminë, brenda disa muajsh, nëse ato përdoren në mënyrën e duhur.

Vaksinimi në Evropë pavarësisht problemeve dhe vonesave në shpërndaje po ecën tashmë me hapa më të qëndrueshëm, drejt mposhtjes së COVID-19 dhe imunizimit të tufës.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?