Sipas gazetës italiane 'La Stampa', sot Drejtori i i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se bota duhet të përgatitet për një pandemi të mundshme prej koronavirusit por jo me frikë dhe duke përhapur panik.
"Çdo vend duhet të bëjë vlerësimet e veta sipas kontekstit të tij. Edhe OBSH do monitorojë situatën 24 orë në ditë,"- shtoi ai, duke theksuar se" ekziston nevoja për masa paraprake, por jo frikë".
Ndërkohë bilanci në Korenë e Jugut vazhdon të përkeqësohet dhe që nga dje autoritetet kanë ndezur alarmin në ngjyren e kuqe, maksimumi i pritshëm. 161 rastet e reja të zbuluara sot e kanë rritur numrin e të infektuarve në 763 kurse i viktimave ka shkuar në shtatë.
Situatë të vështirë po kalon Irani, i cili me 8 vdekjet e ditës së djeshme renditet pas kinës me numrin me të madh të atyre që kanë humbur jetën.
Në mesin e kaq shumë lajmeve të këqija, megjithatë, të paktën globalisht ka diçka pozitive: numri i personave të shëruar ngadalë po tejkalon atë të të infektuarve dhe po dëshmon se, përkundër faktit se ende nuk ekziston një vaksinë dhe kush e di se sa kohë duhet për të patur një të tillë, përhapja e emidemisë mund të kontrollohet dhe kufizohet.
Në Kinë numri i vdekjeve mbetet ende tragjik. 150 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit, të gjitha në Rajonin e Hubei duke e rritur numrin e atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi I epidemisë së koronavirusit në 2619. Sa i përket rasteve të reja të infektuar, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga autoritetet shëndetësore kineze, dje kishte vetëm 409 për një total prej 79 360.
Lajmi kryesor: