Foto ilustruese

Bota

OBSH: Afrika ka mbetur pas me vaksinimin, vetëm 2% e popullsisë e vaksinuar me dy dozat

1 Tetor 2021, 08:25| Përditesimi: 1 Tetor 2021, 08:38

  • Share

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se kontinenti i Afrikës ka mbetur pas me vaksinimin, nëse krahasohet me vendet e tjera. Sipas OBSH-së, gjysma e vendeve në Afrikë kanë vetëm 2% ose më pak të popullsisë së tyre të vaksinuar plotësisht.

Koordinatori i OBSH-së, tha Richard Mihigo, për vaksinimin në Afrikë është shprehur se vendi ka një rrugë të gjatë përpara për të arritur objektivin  e vendosur, që deri në fund të vitit të paktën 40% të popullsisë.

“Të dhënat e fundit tregojnë përparime modeste, por ka ende një rrugë të gjatë përpara, për të arritur objektivin e OBSH-së për të vaksinuar plotësisht 40% të popullsisë deri në fund të vitit”, tha Richard Mihigo.

Sipas OBSH-së, 15 nga 54 vendet e Afrikës kanë arritur të vaksinojnë së paku 10% të qytetarëve.

Deri më tani, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në të gjithë botën janë dhënë mbi 6 miliardë vaksina. Por duhet të jepen dy doza të vaksinës për të arritur efektin maksimal.

Disa vende kanë nisur tashmë të japin edhe doza përforcuese, edhe përse një dozë e tretë e vaksinës është kundërshtuar nga OBSH, me pretendimin se nuk ka mjaftueshëm vaksina për vendet e varfra.

Koronavirusi ka prekur mbi 233 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.7 milionë kanë humbur jetën.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?