‘O Luli po më merr gruaja’, Basha: Ma jep mua! Thëllëzë, si je? Ta kam kapur për dore burrin, po qajmë hallet (VIDEO)

17 Mars 2021, 11:19| Përditesimi: 17 Mars 2021, 11:37

  • Share

Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë këtë të mërkurë në Novoselë, në një fabrikë vaji ku gjatë bisedës pronari i fabrikës ka qenë duke folur me të shoqen në telefon.

Basha ia ka marrë telefonin dhe ka foluar me gruan e tij.

Biseda:

Pirro: O Luli po më merr gruaja, hajde të bëjmë një fotografi.

Lulzim Basha: Ma jep, si e ka emrin bashkëshortja?

Pirro: Thëllëza

Lulzim Basha: Thëllëza si je? Mirë, ja me Pirron duke qarë hallet. Do fitojmë patjetër. Është fitorja juaj, e çdo familje shqiptare. Ja kam kapur dorën e njeriut punëtor. Këto duar do të prodhojnë mirëqenien. 

Ato kuintal vaj që kanë mbetur pa shitur janë plaga e këtij vendi. Ne do ta rrisim ekonominë që mos të ikë mundi juaj. Ti je grua e fortë, edhe atë do ta kalosh. Siç po çel pranvera ashtu do vijë dhe ndryshimi, në veçanti me ndihmën tuja. Thëllëza, gruaja e fortë, burri i fortë, gruaja e fortë, shoqëri e fortë dhe Shqipëri e fortë. Të përqafoj fort, të falenderoj nga zemra.


Lajmi kryesor:

Basha në Vlorë: Me programin tonë 100 mln euro subvencione për fermerin! Të kishte Rama një njeri si Leskaj, do e klononte 12 herë që ta vinte në krye të çdo qarku


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?