VIDEOLAJM/ 'O kartën, kartën, kartën', e papritura në deklaratën e Berishës për mediat: Rregullojini ato mjetet e juaja! Gazetarët ja plasin të qeshurës

4 Shkurt 2022, 12:17| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 12:23

  • Share

Pak çaste pasi ish-kryeministri Sali Berisha një ditë nisi deklaratën për mediat, ndodhi diçka e papritur, që jo të gjithë e vunë re. Teksa gazetarët i drejtojnë mikrofonin ish-kryeministrit, një person dëgjohet duke bërtitur. Personi i cili nuk është identifikuar, dëgjohet të thotë ‘kartën, kartën kartën’. Ndërsa ish-kryeministri Berisha, i habitur thotë: ‘avash avash, rregullojini ato mjetet tuaja’, ndërsa gazetarët nisin të qeshin.

Kujtojmë se një ditë më parë, Berisha është pyetur nga gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku, në lidhje me akuzat e PD se sulmi që është bërë më 8 janar në selinë blu, ishte për t’i dorëzuar partinë Ilir Metës. Berisha tha se Basha gënjen.

“A mund t'i përgjigjesh një njeriu  që në dy fjalë thotë tre gënjeshtra?  U servir ju jo 7 x 7 bëjnë 42, 1958 për 5004 dhe njeriut që rri i rrethuar si në bunker”, tha Berisha.

Sali Berisha ka hedhur poshtë akuzat e Lulzim Bashës se tenton t’ia dorëzojë PD Ilir Metës, duke thënë se Basha është një gënjeshtar patologjik. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i PD duke thënë se kandidatët e 'Shtëpisë së Ilirit' nuk mund të përfaqësojnë kurrë demokratët.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?