'Nxorri nga xhepi 5 gr kokainë dhe ia dorëzoi vetë policit', arrestohet shqiptari, në kërkim prej 10 vitesh

19 Gusht 2023, 16:14| Përditesimi: 19 Gusht 2023, 16:20

  • Share

Një kontroll i organizuar nga shefi i policisë Maurizio Auriemma në Itali, ka bërë të mundur kapjen e një 39-vjeçari shqiptar, i cili ishte në kërkim prej më shumë se 10 vitesh në të gjithë Evropën.

Emri i shtetasit shqiptar nuk është bërë ende i ditur, por në një njoftim për shtyp të Policisë italiane thuhet se kishte arritur të kapte lëvizjet e 39-vjeçarit në disa zona të Shengen me identitete të rreme, por pa arritur që ta kapnin, raportojnë mediat italiane.

39-vjeçari u pikas gjatë një kontrolli rutinë të automjeteve që lëviznin në në zonën e Rifredit, por në një moment të kontrollit shqiptari filloi të shfaqte shenja nervozizmi dhe për të justifikuar shqetësimet e tij gjithnjë e më të dukshëm në sytë e policisë, ai nxori nga xhepi rreth 5 gramë kokainë, duke ia dorëzuar vetë policit para se ai të zbulonte drogën e fshehur në makinë.

Ai ishte dënuar në mungesë për pjesëmarrje në grupe kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike, me 8 vite burg. Seksioni Penal i Gjykatës së Firences ka lëshuar një urdhër arresti për 39-vjeçarin.

Mirëpo, agjentët nuk i ranë në sy për arsye se ata i shkuan deri në fund të historisë me një sërë kontrollesh teknike duke u nisur nga i vetmi element që në dokumente nuk mund të ndryshonte në asnjë mënyrë nga realiteti: fotografia në çertifikatën e kartës së identitetit shqiptar.

Intuita e policëve nisi të bëhej gjithnjë e më konkrete pas dyshimeve të para, duke pasur parasysh edhe se kishin kaluar disa vite që nga momenti që ishte bërë ajo fotografi që ishte arkivuar në arkivat e policisë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Pas një identifikimi të shqiptarit doli që gjurmët e gishtave konfirmuan se ishte pikërisht personi i kërkuar prej mbi 10 vitesh. Ai tashmë është i burgosur dhe do të qëndrojë për më shumë se 8 vite.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?