Foto ilustruese

Kronikë

Polici në Korçë u fut në mes të një sherri, nxori armën e shërbimit dhe nuk e raportoi ngjarjen, nën hetim nga SHÇBA për shpërdorim detyre

10 Tetor 2021, 11:44| Përditesimi: 10 Tetor 2021, 11:51

  • Share

KORÇË-  Një efektiv policia, E.J 21 vjeç, është proceduar penalisht pasi është përfshirë në një sherr të ndodhur mes një grup të rinjsh duke qenë jashtë shërbimit një ditë më parë në Korçë.

Polici ka ndërhyrë në konfliktin mes 2 rinjve duke nxjerr armën e shërbimit, pa u prezantuar si punonjës i policisë. Ai gjithashtu nuk ka bërë as deklarimin e ngjarjes, duke bërë që ndaj tij të nis procedimi penal për “shpërdorim të detyrës”.

Procedim penal ka nisur edhe ndaj A. K., i cili ka dëmtuar me sende të forta E.Sh 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?