“Nxitje të dhunës”, Twitter i mbyll përgjithmonë llogarinë presidentit Donald Trump

9 Janar 2021, 10:19| Përditesimi: 9 Janar 2021, 10:22

  • Share

Nuk i ka mbështetur asnjëherë rrjetet sociale, por është një nga presidentët që i ka mbështetur më së shumti,. Por pas zhvillimeve të fundit dhe protestave në vend, Mbyllet llogaria në Twitter e presidentit Donald Trump. Platforma sociale, Twitter njoftoi se ka vendosur t’ia pezullojë përgjithmonë llogarinë e presidentit në largim.

“Pas rishikimit të postimeve të fundit nga Donald Trump dhe kontekstit rreth këtyre postimeve ne kemi vendosur që t’ia pezullojmë përgjithmonë llogarinë për shkak të rrezikut për nxitje të mëtejme të dhunës”, tha kompania.

Pasi protestuesit e dhunshëm, mbështetës të presidentit sulmuan më 6 janar Kongresin amerikan, Twitter njoftoi për pezullimin prej 12 orëve të llogarisë së presidentit, për shkak se kishte shkelje të politikës së kësaj platforme të integritetit civil.

Më 8 janar, presidenti Trump bëri dy postime të cilat sipas kësaj platforme sociale kishin përmbajtje që paraqisnin shkelje të politikës së “Glorifikimit të Dhunës” të kësaj kompanie.

Edhe kompanitë Facebook dhe Instagram kanë njoftuar më 7 janar se kanë vendosur t’ia bllokojnë llogaritë Trumpit në këto dy platforma, për të paktën dy javë, derisa Joe Biden të inaugurohet si president i SHBA-së. Facebook, që ka në pronësi edhe platformën Instagram, nuk e ka përjashtuar mundësinë që llogaria e Trumpit të mbyllet përgjithmonë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?