Nxënësit e Patosit projekt shkencor për NASA-n, shkencëtaret Zalli mbështesin talentet e reja

20 Maj 2022, 21:35| Përditesimi: 20 Maj 2022, 22:04

  • Share

Ndonëse në kulm të karrierës, e të angazhuara në betejën e tyre në zbulimin e ilaçit kundër kancerit, dy shkencëtaret binjake shqiptare Detina dhe Argita Zalli  kthejnë kokën tek të rinjtë e vendit të tyre, duke i angazhuar në projekte shkencore.

Kësaj here ndalen në vendlindje frymëzojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Hekuran Maneku” të Patosit përmes projektit  “Udhëtimi  njerëzor ne hapësire, kuptimi rreziqeve” të cilin e organizon NASA për promovimin e talenteve të reja.

"Me këtë projekt udhëtimi njerëzor në hapësirë nxënësit tanë kane konkurruar ne kompeticionin e rëndësishëm te NASA-s për promovimin e talentëve të reja. Shpresojmë të jemi tek 10 finalistet", tha Marinela Koliçi, drejtoresha e shkollës.

Me mbështetjen e organizatës “We speak Science", nxënësit u ballafaquan në një garë ku paraqitën projekt-idetë e tyre.

Dy motrat Zalli, nga Britania u munduan të nxisin të rinjtë për të mos hequr dorë nga ëndrrat e tyre, sepse si ato një ditë mund të bëhen pjesë e universiteteve prestigjioze.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?