Nxënësit e Lezhës ngjisin në skenë ‘Eposin e Kreshnikëve’! Nga Oda e Miqve te Muji e Halili, magjepsin fëmijët

28 Prill 2023, 15:36| Përditesimi: 28 Prill 2023, 15:38

  • Share

Kënga legjendare e “Eposit të Kreshnikëve”, afruar artistikisht nga nxënësit e Lezhës ka suprizuar jo pak publikun. Nga oda e miqve, deri tek festat e rapsodëve pjesë nga cikli i këngëve legjendare të kreshnikëve me në krye dy vëllezërit Mujin dhe Halilin erdhën nën interpretimin e nxënësve të talentuar.

“Ishte shumë e bukur. Kisha një ndjesi jashtëzakonisht mbresëlënëse. Nuk e kisha imagjinuar as në ëndrrat e mia që të dilja në këtë skenë”, shprehet një prej vajzave.

Aktorëve të vegjël interpretimi i veprës u ka përcjellë emocione të jashtëzakonshme.

“Kishim shumë emocione nëse do i pëlqente publiku apo nëse do kishte një problem dhe nuk e dinim se si do dilnim . Por kemi dalë mjaft të kënaqur dhe mendojmë se shfaqja ishte një sukses”, shprehet ajo.

Për mësuesen Alketa Bejtja dhe drejtoreshën e shkollës Anisa Skandaj, se  aktivitete janë një mundësi e mirë për të trashëguar tek të rinjtë dashurinë për artit dhe veprimtari të tilla do të jenë të vazhdueshme.

“Kjo vepër u konceptua jo vetëm në kuadër të aktrimit, por u përpoqëm të sillnim të gjithë elementët e artit popullor. U mirëprit jashtëzakonisht shumë mirë dhe nga të ftuarit”, tha mësuesja Alketa Bejtja.

 “Në shkollën tonë u vu re që nuk kemi talente vetëm në muzikë, por në art , shkencë dhe në aktrim . Unë jam e sigurt që në të ardhmen do kemi arritje të tjera edhe më të mëdha”, tha Anisa Skandaj, drejtoresha e shkollës.

Në kuadër të projekteve “Arte dhe zeje” shkolla 9-vjeçare "Besëlidhja" në Lezhë është bërë në vazhdimësi pjesë e nismave dhe veprimtarive të ndryshme  duke sjellë në skenë vepra si Gjaku i Arbrit etj.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besnik: 28/04/2023 22:51

    Kjo duhet te perbeje lajm she duhet shkruar me germa te medhaja, Aktivitete te tilla edhe lajme te tilla i duhet Shqiperise se lodhur nga prapambetja, pergezoj kete rini te mrekullueshme qe e kan organizuar dhe interpretuan kaq bukur nje pjese te Kultures tone te pasur, ju faleminderit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?