Nxënësit e Darëzezës në Fier më shkollë të re në shtator, banorët: Është bërë një punë e mirë

24 Gusht 2020, 15:47| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 15:58

  • Share

4 muaj pas marrjes së vendimit për rindërtimin e saj, nga themelet, shkolla e re 9-Vjeçare e fshatit Derëzezë në Fier do të jetë gati për të pritur nxënësit e saj për nisjen e vitit e ri shkollor

Në përfundim të punimeve të fundit mbi 90 nxënës te fshatit Darëzezë në Fier do të jenë gati për të mësuar në bankat e shkollës, e cila çel dyert për ta më 14 shtator.  Vetë prindërit dhe banorët e fshatit shprehen të kënaqur me parametrat e shkollës së re pasi më herët ajo ishte  një godinë e vjetër që rrezikonte të shembej në çdo moment.

Fillim ka qenë i mirë. Tërmeti e shkatërroi. Tano po bëhen ndërtesa  re. Inshallah fillon shkolla në shtator. Me të parën,  është më mirë sot. I thonë 30 vjet shkollë. Qe dëmtuar po tërmeti e dëmtoi edhe më shumë”, thonë banorët.

Nisur fillimisht me idenë e një rikonstruksioni të godinës  pas dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit, Bashkia e Fierit vendosi rindërtimin e saj, nga e para punimet e së cilës filluan në 14 maj të këtij viti.

Jemi në fazën e fundit. Kemi filluar që nga fillimi, themelet. Nga data 14 shtator do të jetë gati”, tha inxhinieri i ndërtimit.  

Vendimi për rindërtimin nga themelet të shkollës 9-vjeçare në Darëzezë të Fierit, erdhi pas akt konstatimit të inxhinierëve të ndërtimit se godina e shkollës më shumë se 30 vjeçare ishte e amortizuar dhe se tërmeti i 26 nëntorit e kishte nxjerrë jashtë funksionit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?