Nxënësit artistë të Durrësit vënë në skenë operën gazmore “Dasma e Figaros”, mirëpritet nga publiku

16 Prill, 11:06| Përditesimi: 16 Prill, 11:15

  • Share

Shkolla Artistike “Jordan Misja” solli për herë të parë në Durrës për të gjithë nxënësit dhe të rinjtë, një nga operat gazmore më të zëshme të Mozart “Dasma e Figaros”.

 

Etleva Kolnikaj Drejtore e Liceut Artistik tha se “është një shfaqje komplekse, ndaj është bërë një punë e madhe. Është një katarsis edhe për vetë fëmijët e këtij brezi të cilët kuptuan peshën e të bërit gjëra të bukura dhe me vlerë.”

 

Nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike të Liceut Artistik dhe me një larmishmëri karakteresh, lojë të bukur e intriga dashurie, shfaqja mblodhi jo vetëm publikun besnik të teatrit, por edhe shumë të rinj e të reja nga liceu artistik.

 

Ndërsa regjisorja, Klaudia Mikeli Hila shprehet se “pata fatin që te muzikali i parë të kishim një sukses të jashtëzakonshëm. I thashë po drejtores se Liceuit dhe ia dolëm me sukses”.

 

‘Dasma e Figaros’ e kompozuar në vitin 1786, nga gjeniali klasik, Ë.A.Mozart ((1756-1791) është një opera gazmore por brenda saj mbart dhe anën dramatike, dashurine, tradhëtinë, intrigat, duke qenë kështu një vepër komplekse në libret, por dhe në anën muzikore e cila u prit me entuziazëm dhe u duartrokit nga publiku durrsak.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?