'Në librari'/ Frederik Rreshpja, ‘Një roman në dosjet e Policisë’ nga Gazmend Krasniqi! ‘Diana dhe Dodi’, aksidenti fatal ditën e propozimit! Peqini ‘i zbuluar’ nga Ethem Teqja!

28 Janar, 16:31| Përditesimi: 28 Janar, 16:41

  • Share

 

Titulli: “Një roman në dosjet e policisë ”

Autor: Gazmend Krasniqi

Shtëpia Botuese: “Albas”

Çmimi: 800 lekë

 

Personazhi i botimit postmodernist “Një roman në dosjet e policisë” siç e përshkruan autori Gazmend Krasniqi, Frederik Rreshpjan, është një model i llojit të tij, i individëve që nuk bëhen palë me konceptin e shoqërisë të organizuar. Ndërsa historia e romanit, mbështetet mbi motive të jetës së poetit.

 

Titulli: “Diana dhe Dodi”

Autor: René Delorm

Shtëpia Botuese: Mediaprint

Çmimi: 1000 lekë

 

Është padyshim një nga historitë e dashurive më të diskutuara në botë ajo mes princeshë “Dianës dhe Dodit”. Kostaq Pashko sjell në shqip rrëfimin për raportin e tyre nga shërbëtori dhe i besuari personal i Dodi al Fayed, Rene Delorm, që i pa nga afër t’i jetonin ndjenjat. Një aksident fatal do t’u merte jetën në fundgushtin e vitit 1997, pikërisht ditën që milioneri sharmant e zemër butë, mbante me vete unazën me diamant, me të cilën do t’i propozonte gruas më të adhuruar të globit. 

SINKRON

Titulli: “Studime historike për Peqinin ”

Autor: Ethem Teqja

Shtëpia Botuese: “Kristalina-KH”

Çmimi: 1500 lekë

 

Mësuesi i historisë Ethem Teqja, prej vitesh ka hulumtuar mbi burime shkencore për të sjellë një pasqyrim të plotë të qytetit të tij. Botimi “Studime historike për Peqinin” zë fill në lashtësi për të mbërritur deri në vitin 2023 me të dhëna shkencore të çmuara të shtrira në shumë dimensione, veçmas sa i përket pasurisë arkeologjike, jo vetëm ato që gjenden brenda vendit, por edhe në muzeumet botërorë, si “Thesari i Vrapit” në Nju Jork. Por, siç shprehet akademiku Marenglen Verli, një prej shtyllave të përcaktimit të etnitetit të krahinës së Peqinit janë dokumentet ku del si qendër e banuar që në shek. e I-II, të erës sonë.

 

A.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?