Foto ilustruese

Në fundjavë mot ekstrem, Shkodra dhe Lezha rrezikojnë përmbytje, pritet stuhi nga Mali i Zi

5 Dhjetor 2022, 12:20| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 12:25

  • Share

Java ka nisur me diell në Shqipëri, por në fundjavë pritet të ndryshojë. Priten rreshje masive shiu dhe qytetet si Shkodra e Lezha mund të jenë sërish të rrezikuara nga përmbytjet. Të dhënat nga Meteoalb dhe stacionet rajonale meteorologjike bëjnë me dije se rreshjet e shiut në këto dy zona priten të nisin mbrëmjen e së shtunës dhe të vazhdojnë në të njëjtin ritëm deri ditën e diel. Përllogariten deri ne 30mm.

Gjithashtu, moti do të vijojë edhe me ulje të temperaturave në të gjithë vendin. Masat ajrore të ftohta do të vijë nga veriu dhe pritet që një stuhi të formohet përreth Podgoricës së Malit të Zi dhe Shkodrës duke shkarkuar sasi të mëdha shiu.

Sipas parashikimeve të motit nga stacionet meteorologjike, rreshje do të ketë edhe gjatë javës në pjesën qendrore dhe veri-perëndimore të vendit, por do të jenë me një intensitet më të ulët.

 

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?