Në ditë kur të gjithë kemi nevojë të ndihemi mirë, këshilla mode nga Stela Sallaku (VIDEO)

3 Prill 2020, 10:58| Përditesimi: 3 Prill 2020, 13:13

  • Share

Në kohën kur koronavirus është bërë kryefjalë e globit të gjithë kemi nevojë të ndihemi mirë dhe të merremi edhe me gjëra që për disa çaste do të na largonin nga situata e krijuar nga Covid-19. Stilistja Stela Sallaku në një video mesazh për emisionin "Rreze Dielli" në Report Tv duke uruar që të gjithë të jenë mirë, na jep disa këshilla mode, pasi ajo është optimiste se kjo situatë do të mbarojë shpejt. 

 "Në karantinë mos harroni të bëni një jetë të shëndetshme, duke u stërvitur, të lexoni, por pse jo edhe të shfletoni revista mode. 
Edhe pse duket sikur tani bota e modës është paralizuar do vazhdojmë shumë shpejt të shohim vajzat e modës në rrugët e kryeqyteteve të modës, por pse jo edhe në Tiranën tonë. Në këtë situatë që jemi tani duket disi e largët, por më besoni që do të jetë shumë e afërt." shprehet stilistja. 

Jeshilja, kostumet, xhaketat dhe futanet oversize janë disa nga rekomandimet e saj. 
"Për të folur për tendencat, tonalitetet në trend që do të tërheqin më shumë vëmendje do të jenë ato të jeshiles. Jeshilja jo ajo e smeraltit apo ullirit, por jeshilja e ndezur, e kombinuar me ngjyra të tjera të tokës. Për ata që guxojnë një kostum jeshil në tonalitetin që i shkon do ishte bukur. Zgjidhni atë që ju shkon, mos u gënjeni nga kopertina e VOGUE këtë muaj që kishte një jeshile të shndritshme. 

Shumica e vajzave të modës po përdorin edhe ngjyrat në kontrast me njëra tjetrën. Kemi parë portokalli me blu në javën e modës, fustane e xhaketa over size megjithatë varet nga zgjedhja dhe rutina juaj. Një nga tonalitetet është edhe bojëqielli, e bardha nuk del asnjëherë nga moda. 
Çantat e vogla vazhdojnë të rrijnë aty bukur. Shapkat ose sandalet me majë katrore, pardesydë e gjata asimetrike, njëra unë një ngjyrë, ana tjetër ngjyrë tjetër, por kjo varet edhe nga dëshira juaj për të eksperimentuar. 
Megjithatë nëse nuk doni që të shpenzoni, mbani në garderobën tuaj 10-12 veshje të cilave mund t'i shtoni aksesorë si vathët çanta
etj."shprehet stilistja. 

Për të përditshmen tuaj, ajo sugjeron edhe kostumet, për të cilat thotë se nuk duhet t'i blini në vende të lira apo 'fast fashion', por idealja do ishte t'i qepnit ato.

Në fund, ashtu ajo nuk lë pa ju këshilluar që në këtë situatë kur kryefjala botërore është koronavirus të qëndroni në shtëpi të sigurt dhe të ndiqni rregullat e vendosura nga autoritetet.

D.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?