Në Itali regjistrohen 14 viktima! 85 foshnje me Covid në Teksas… Shpërthejnë infeksionet në Spanjë, ndoshta 25 milionë të prekur në Iran

18 Korrik 2020, 08:42| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 17:14

  • Share

Në të gjithë botën rastet e të prekurve nga infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi janë rritur në më shumë se 14 milionë

Nga të dhënat e nxjerra prej grafikut të pandemisë Covid, totali i viktimave është rritur në më shumë se 602 mijë.

Gjithashtu që nga fillimi i pandemisë gjithashtu janë shëruar rreth 8 milionë pacientë.

SHBA kryesojnë renditjen, përsa i përket rasteve të identifikuar pozitiv me koronavirus dhe vdekjeve prej infeksionit, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Peruja

Ora 17:12
Itali, 14 viktima dhe 249 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 14 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35042 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 323 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 196 806

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 249 raste të reja pozitiv për një total prej 244.216

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 10 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 788 vdekje, si edhe 88 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 459 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Ora 16:14
SHBA/Alarm në Teksas, 85 foshnje identifikohen të infektuara nga Covid

Në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është ngritur alarmi pasi 85 foshnje nën 12 muajshe u testuan positive me infeksionin e koronavirusit.

Të gjitha rastet janë regjistruar në të ashtuquajturën ‘Zonë e Kuqe’ në qarkun e Nueces

Në Teksas, numri i rasteve të reja është rritur në vecanti në muajin korrik, pas një tendence fillestare të sheshtë.

Zyrtarët lokalë ndërkohë po u kërkojnë njerëzve të mbajnë maska ​​dhe të respektojnë masat e distancimit.

Apeli i drejtoreshës së shëndetësisë

"Aktualisht kemi 85 fëmijë nën moshën një vjeç në Qarkun Nueces, të gjithë të testuar pozitiv me Covid-19", tha Annette Rodriguez

"Këta fëmijë nuk e kanë festuar ende ditëlindjen e tyre të parë. Ju lutemi na ndihmoni të ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje të tmerrshme," shtoi ajo

Ora 14:43
Rikthehen shifrat e larta të Covid në Spanjë, regjistrohen 628 të infektuar në 24 orët e fundit

Sipas disa mediave spanjolle, në vend në 24 orët e fundit janë regjistruar 628 raste të reja të identifikuar pozitiv me Covid-19.

Kjo rezulton të jetë shifra më e lartë e regjistruar në Spanjë që nga 8 maji.

Po sipas mediave, shumica e rasteve u regjistruan në Aragon dhe Katalonjë

Ministri spanjoll i Shëndetësisë, Salvador Illa tha se megjithatë nuk bëhet fjalë për valën e dytë të pandemisë dhe se shpresa është që të mbahet situata nën kontroll duke respektuar kufizimet.

Autoritetet spanjolle në Katalonjë kanë rikther disa prej masave të kufizimit dhe bllokimit pas rritjes së shifrave të rasteve të reja me infeksionin e shkaktuar nga koronavirusi.

Masat kufizuese gjithashtu janë rivendosur edhe në Barcelonë, ku i është kërkuar banorëve të qytetit të qëndrojnë në shtëpi, të shmnagin tubimet, daljet gjatë natës dhe aktivitetet kulturore. Ndër të tjera, janë ndaluar gjithashtu edhe tubimet e më shumë se 10 personave.

Spanja është një ndër vendet më të prekura në Europë nga koronavirusi, me më shumë se 257 000 raste infeksioni dhe 28 400 viktima

Ora 14:42
Rikthehet frika në Kinë, raste të reja infeksioni në Xinjang

Gjashtëmbëdhjetë raste të reja të infektimit nga Covid-19 janë regjistruar në rajonin veriperëndimor të Kinës në Xinjiang.

Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 22.

16 pozitivet e Xinjiang janë infeksione lokale, ndërsa 6 të tjerë të importuar nga krahina të tjera

Pekini, ndërkohë, për të 12 ditë rradhazi nuk ka regjistruar asnjë rast të ri koronavirusi, që pas shpërthimit në një treg shumice, 50 km larg nga sheshi Tienanmen në kryeqytet në fillim të qershorit.

Kina ka vendosur masa strikte anti-koronavirus në qytetin e Xinjiang-ut.

Frika e një krize të re të Covid bëri që qeveria lokale të mbyllë linjën e metrosë të qytetit dhe shërbimet e autobusëve në aeroport. Ndërkohë nga dje janë anuluar edhe 200 fluturime në aeroportin ndërkombëtar të qytetit.

Ora 12:45
Teheran-Autoritetet: Në Iran 25 milionë të infektuar me Covid, 35 milionë të tjerë në rrezik

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi sot se 25 milionë iranianë janë infektuar me koronavirus dhe se 35 milionë të tjerë janë në rrezik që të infektohen.

Këto shifra, që Rohani tha se bazohen në një raport të ri të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shumë më të larta se sa shifrat zyrtare të prezantuara nga Irani, ku thuhet se 269,440 persona janë të infektuar me koronavirus. Megjithatë, Rohani, në paraqitjen e tij televizive, nuk shpjegoi se pse është ky dallim kaq i lartë i shifrave të të infektuarve.

Irani, që ka popullsi prej mbi 80 milionë banorësh, është shteti i goditur më së keqi në Lindjen e Mesme nga pandemia e koronavirusit.

“Vlerësimi ynë është se tani 25 milionë iranianë janë infektuar me këtë virus dhe rreth 14 mijë kanë humbur jetën”, tha Rohani.

“Ka gjasa që ndërmjet 30 dhe 35 milionë persona të tjerë janë në rrezik”, shtoi ai.

“Në total, mbi 200 mijë persona janë hospitalizuar”, njoftoi presidenti iranian.

Ministria e Shëndetësisë së Iranit, të premten njoftoi se 13,791 persona kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.

Ora 08:56
Amerika Latine/ Brazili shkel pragun e 2 milion rasteve Covid-19

Në Brazil, kombi i dytë më i prekur nga pandemia, autoritetet raportuan për 34,177 raste të koronavirusit të regjistruara brenda 24 orësh, duke e çuar totalin në 2.046.328.

Gjithashtu në vend janë regjistruar edhe 1163 vdekje, teksa numri i pergjithshëm i atyre që kanë humbur jetën është përkeqësuar në 77,851.

Peru-ja ka patur gati 4,000 raste të reja të koronavirusit.

Ministria e shëndetësisë e Perusë raportoi se totali i të prekurve që nga filimi i emergjencë shëndetësore ka shkuar në më shumë se 345 mijë.

Gjithashtu në vend humën jetën në 24 orët e fundit 184 pacientë Covid, për një total prej më shumë se 12 mijë e 700.

Ora 08:53
Covid vazhdon të përhapet me shpejtësi në SHBA, regjistrohen 3.6 milionë të infektuar

Në Shtetet e Bashkuara, infeksionet janë mbi 3.6 milionë për një total viktimash prej mbi 139 mijë që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Në 24 orët e kaluara u raportuan më shumë se 77 mijë raste të reja Covid, një tjetër shifër ditore rekord të prekurish nga koronavirusi.

Për të pestën ditë pesë rresht, Florida ka udhëhequr vendin përsa i perket rasteve për frymë, me mesatarisht mbi 55 të prekur për 100,000 njerëz.

California njoftoi se shkollat ​​në shumicën e qarqeve, që përfaqësojnë 80% të popullsisë së shtetit, nuk do të rihapen as në fillim të vjeshtës, kurse në Teksas dhe Arizona, morgët nuk kanë më kapacitete dhe trupat e viktimave po mbahen në kamiona frigoriferikë.

Texasi raportoi 174 vdekje të reja të lidhura me Covid-19, për një total vdekjesh prej 3735. Gjithashtu në këtë shtet u raportuan edhe më shumë se 10 mijë raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në në 307.572.

Guvernatori i Mississippi-t ka deklaruar se nëse kushtet e koronavirusit nuk ndryshojnë ndjeshëm gjatë fundjavës, në këtë shtet do të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?