Nutricionistja Matina Çobo në “Rreze Dielli”: Ja ushqimet që duhet të shmangni nëse po përdorni antibiotikë

11 Janar 2023, 17:03| Përditesimi: 11 Janar 2023, 17:06

  • Share

E ftuar në “Rreze Dielli” nutricionistja Matina Çobo solli disa këshilla tepër të vlefshme se si duhet të jetë dieta ushqimore e një personi që po kurohet me antibiotikë. Ajo u shpreh se janë disa ushqime që duhen shmangur nga dieta ushqimore e një personi që po kurohet me antibiotikë, pasi mund të mos përthithen në trup.

“Antibiotikët janë shumë të mirë sepse në momente virozash bakteret gjejnë terren për tu riprodhuar dhe shkaktojnë dhe bakterioza. Por ka edhe disa efekte anësore në trup  që ndikojnë tek flora bakteriale e gjithë trupit. Janë disa grupe ushqimore që duhet të tregojmë kujdes, të gjitha ushqimet që kanë kalcium, përshëmbell qumështi, djathim drithërat, sepse nuk përthithen më në trup. Ka ushqime dhe pije të tjera që mund të shkaktojnë shumë efekte anësore, përshembull kafeina,  nëse e pimë afër antibiotikut efekti kafeinës mund të rritet deri në 10 herë në trup. Rekomandimet janë që antibiotiku të merret pas ushqyerjes që mos të vrasi shumë mukozën në stomak. Por ne duhet të kujdesemi për ushqerjen që mos të kemi ushqime me kalcium, me magnezium” këshilloi ajo.

 Por si duhet të ushqehemi nëse jemi duke u kuruar me antibiotikë. Sipas nutricionistes, duhet të kemi një dietë të pasur me prebiotikë dhe probiotikë, si dhe ushqime me vitaminë k.

“Përpiquni që dieta juaj të jetë e pastër por bazohuni tek ushqimet e thjeshta.Prebiotikët do të ishin shumë të rekomanduar gjatë kohëzgjatjes dhe pas tij. Mund të inkorporoni në dietën tuaj kosin, kefirin që janë ushqime që kanë sasi shumë të lartë të probiotikëve, furnizojnë trupin me bakterie të mira” tha ajo.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?