Nutricionistja Ami Tare: Ja cili është mëngjesi ideal dhe pse duhet shmangur kafja esëll pa konsumuar ushqim

2 Mars, 20:50| Përditesimi: 3 Mars, 09:37

  • Share

E ftuar në studion në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio ishte nutricionistja nga Londra Ami Tare, e cila dha disa këshilla dhe rekomandime në lindhje me ushqyerjen e shëndetshme.

”Mëngjesin zakonisht e nisin me një kafe pa konsumuar mëngjesin dhe ka disa arsye përse nuk duhet bërë kjo gjë. Sipas një studimi britanik pirja e kafes esëll rrit nivelet e glukozës në gjak.Rrit aciditetin e stomakut, si dhe krijon probleme me pjesën e gastritit” u shpreh në fillim të bisedës nutricionistja, duke shtuar se pirja e kafes esëll rrit nivelin e kortizolit në gjak, sikurse na largon lëngjet dhe mineralet nga trupi ynë në mënyrë të shpejtë.

Studimet flasin se mëngjesi i kripur është ai më i shëndetshmi, në raport më të ëmblin pasi nuk rrit nivelet e sheqerit në gjak dhe rekomandohet që të kemi sa më shumë fibra dhe proteina.

”Veza, vaj ulliri, avokado, apo ullinjtë si dhe arroret, farat e kërpit, kia. “Mëngjes i balancuar është bukë integrale me pak gjizë dhe fruta pylli me arra mund të quhet një mëngjes i balancuar” u shpreh Ami në studio. Më pas një mëngjes i rekomandueshëm është ai me fara Chia pudding me kivi, për të kaluar më pas tek tosti me humus dhe domate, për të vazhduar tek veza me spinaq dhe ullinj, pa harruar dhe rolin ushqyes të avokados.

Nutricionistja foli dhe për insulinorezistencën që sipas saj është një gjendje e trupit kur qelizat humbasin aftësinë e tyre për të reaguar ndaj insulinës.

”Një dietë e balancuar mund të çojë në një jetë normale duke balancuar dhe nivelin e sheqerit në gjak” u shpreh nutricionistja, pa harruar lëvizjet ditore të shpeshta, duke larguar lëngjet e gazuara me ngjyrë dhe pirë shumë ujë” u shpreh ajo në fund të bisedës.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?