Nutricionistja Albana Daka: Ja faktet dhe mitet e metaleve të rënda në organizëm për fëmijët dhe të rriturit

30 Mars, 22:17| Përditesimi: 30 Mars, 22:23

  • Share

 

E ftuar në emisionin “Klinika 24” në Report TV, në moderimin e Doreada Mio, ishte mjekja e laboratorit dhe nustricionistja Albana Daka, e cila foli për rolin e metaleve të rënda në organizëm dhe si ndikojnë ato në sjelljen e fëmijëve.

“Sot mjekësia po fokusohet në parandalim, pra duhet të dish mirë gjenetikën dhe si të ndërhysh apo mos të ndërhysh për të parandaluar sëmundjet”, u shpreh ajo në fillim të bisedës, duke shtuar se ne nuk i ndryshojmë dot genet tona, por ekspozimi që i bëjmë nga faktorë të ndryshëm, ato të shprehen ndryshe. Sa i takon metaleve të rënda, njerëzit janë të keq informuar.

“Metalet e rënda i marrim disa burime ambientale si uji, frutat apo perimet e rritura me pesticide, proteinat shtazore të stimuluara me hormone, kjo vlen për të dy gjinitë, por nëna kur është shtatzënë e transmeton dhe në laktacion”, tha nutricionistja.

Po cilat janë efektet e metaleve të rënda në organizëm? Kur kalohet masa normale, problemet mund të vijnë në qelizat e trurit, veçanërisht në neurozhvillim tek fëmijët, kjo shpjegon dhe hezitimin e prindërve për të vaksinuar fëmijët e vegjël, për shkak të balancës së metaleve të rënda, gjë që nuk është e vertëtës sipas mjekes.

Alumini, Plumbi dhe Arseniku janë element që mund të krijojnë probleme.

Elementët bazë janë natriumi, kaliumi, kalciumi, magnezi që duhet të kenë një normë të kontrolluar.

”Zakonisht prindërit pyesin për fëmijët e vegjël si e kanë gjendjen e metaleve të rënda në trup” shtoi mjekja.

Për të eliminuar metalet e rënda, duhet të përdoren probiotikët sipas mjekes, por deri në moshën 26 vjeç, trupi i prodhon vet Probiotikët. Në raste specifike, fëmijët e vegjël kanë nevojë për probiotik për eliminimin e metaleve të rënda. Në fund, mjekja tha se për çdo vitaminë duhet folur me specialistin përkatës që të mos bëjmë vet kombinimet e vitaminave pa patur dijeni për efektet.


Lajmi kryesor:

Klinika 24/ Farnacistja Elda Tomcini: Ja kombinimet më të mira të medikamenteve me ushqimet specifike


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?