Aleksandër Vuçiç

Numri i ulët i lindjeve në Serbi, Vuçiç: Shqiptarët, kroatët dhe bullgarët janë më keq se ne

26 Janar, 15:05
  • Share

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vizituar sot (26 Janar) një spital nga ku ka shprehur shqetësimin për numrin e ulët të lindshmërive në vendin e tij. Vuçiç tha se është i shqetësuar që 'serbët nuk kanë fëmijë', por shtoi se Serbia e ka rritur normën e lindshmërive nga 1.46 % në 1.63 %.

Ai nuk nguroi të ngushëllonte veten dhe të tjerët duke thënë se rajoni duke përfshirë shqiptarët, kroatët dhe bullgarët, sipas rij, janë më keq se ata në këtë aspekt, raportojnë mediat e huaja.

“Është shumë keq për ne dhe është e tmerrshme për të tjerët në rajon. Si te kroatët dhe bullgarët ashtu edhe te shqiptarët. Ata janë edhe më keq se ne. Ne duhet të rrisim shkallën e lindshmërisë dhe kjo është një pjesë e programit tonë. Ne folëm për ta bërë atë 1.75 %, dhe më pas për të vendosur synime të reja, sepse nuk është vetëm çështje parash, për asgjë, ne po rrisim gjithçka. Është çështje ndërgjegjeje, ndërgjegjeje dhe mirëkuptimi që çdo gjë që ndërtojmë, duhet t’ia lëmë dikujt pas nesh”, tha Vuçiç.

 

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?