Numri i duhanpirësve në botë
pritet të kapë shifrën e 1 miliardëve

9 Janar 2014, 09:38| Përditesimi:

  • Share
Edhe pse duhanpirja është duke u bërë më pak popullore, numri i përgjithshëm i duhanpirësve është në rritje, tregojnë shifrat globale. 

Në vitin 2012, 967 milionë njerëz kanë pirë duhan çdo ditë, krahasuar me 721 milionë në vitin 1980. 

Kjo tregon se pavarësisht se numri i duhanpirësve është rritur, nuk mund të themi se kemi numër më të madh se në vitin 1980. Kjo, pasi sipas ekspertëve, numri i popullësisë në rang global, në 5 dekadat e fundit është shumë më e madhe se në vitin krahasues, 1980.

Tre në 10 burra dhe 1 në 20 gra pinë duhan, krahasuar me vitin 1980, ku 4 në 10 burra dhe 1 në 10 gra ishin duhanpirëse. 

Studimi përfshinë 187 vende të botës. Sipas parashikimeve, në vijim pritet që numri i personave që pinë duhan të arrijë në 1 miliardë në të gjithë botën.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?