Foto ilustruese

Numri dy i Al Kaidës u vra nga operativët izraelit

14 Nëntor 2020, 11:41| Përditesimi: 14 Nëntor 2020, 11:45

  • Share

Komandanti i dytë i Al Kaidës grupit terrorist islamik me lider të parë Osama Bin Laden, i akuzuar për ndihmën e organizuar të bombardimeve në vitin 1998 të dy ambasadave amerikane në Afrikë, u vra në Iran më 7 gusht nga operativët izraelitë me urdhër të Shteteve te Bashkuara.

Abdullah Ahmed Abdullah i quajtur ndryshe Abu Muhammead al-Masri u qëllua nga dy burra me një motor në një nga rrugët e Teheranit. Vrasja e Masrit u mbajt e fshehur deri më tani. Organizata terroriste e Al Kaidës ende nuk e ka shpallur vdekjen e tij duke patur mbulim nga zyrtarët iranian, ku asnjë qeveri nuk ka marrë përsipër asnjë përgjegjësi publikisht.  Irani e mohon faktin që  në vend strehoheshin terroristë të Al Kaidës.  Zv ministri i jashtëm iranian Saeed Khatibzadeh tha në një deklaratë se SHBA-ja dhe Izraeli e lidhin Iranin me grupe kriminale duke shpërndarë informacion fals në media në mënyrë që të shmangin përgjegjësitë kriminalistike të grupeve të tjera terroriste ne rajon.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?