Numër rekord pushuesish nga Kosova në Morinë: Kemi marrë masat për COVID-in, vijmë të heqim stresin

18 Korrik 2020, 08:21| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 12:06

  • Share

Te panumërta ishin mjetet dhe qytetarët e Kosovës që kaluan kufirin për në Shqipëri. Pika kufitare e Morinit u ngarkua qe në orët e para të mëngjesit. Edhe pse një mot me reshje shiu, qytetarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar në bregdetin shqiptar.

Pavarësisht pandemisë, mëngjesi i sotëm shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hynë në Shqipëri përmes Morinit. Të preferuarat mbeten qytetet bregdetare Shëngjin, Velipojë e Durrësi, por tashmë harta e pushimeve për Kosovarët është zgjeruar deri në tre ishujt e Ksamilit në jug...

"Po iki në Shqipëri për pushime, në Shëngjin. Do zbatojmë masat për COVID-in dhe kam marë maskat,"-shprehet një qytetarë i Kosovës.

"Jam nisur për në Shqipëri për të kalur një pushim një javor. Kam marë maskat dhe dezinfektues,"-deklaron një tjetër pushues.

"Po udhëtoj nga Peja dhe po shkoj për të pushuar e për të harruar pandeminë. Po iki për t'u relaksuar pasi më pëlqen bregdeti shqiptar,"-thotë një tjetër pushes.

"Jam nisur për në Shëngjin. Do rrimë për fundjavë dhe më pas do kthehemi në Kosovë. Unë se besoj koronavirusin,"-deklaron një tjetër.

Vetëm  në dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijë qytetarë. Policia kufitare, e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • prenge markagjoni: 18/07/2020 17:06

    NGRIJE TAKSEN e rruges te kukesit o edi rama,,,nga 5 euro ne 50 euro per makine....askush nuk i pranon keta plehra,,,,as mali i zi,as kroacia,,as greqia,,as turqia...

    Përgjigju
  • plazhi: 18/07/2020 10:45

    mir se vini mor aman se esht krize dhe duhet me bo paret qe nuk kemi fituar deri tani kshu qe mos u merzisni se do ju a fusim pak me shum te cmimet ...virusin e keni gratis

    Përgjigju
  • Nikollaq: 18/07/2020 09:55

    Cfar Ben shqiptari per pak lek? Kryeministri thoshte we jeta nuk ringjallet, por ikonomia ulet edhe ngrihet, tani edhe ai per pak lek na la ne fatin e covidit.kete gje zoti KRYEMINISTER qe the edhe nuk e mbajte te jesh sigust qe do ta mbajm mend si premtim I ajerit.

    Përgjigju
  • Ema: 18/07/2020 09:38

    Mbyllni kufijt po e ktheni vendin ne zi. Ballkani ne rrezik

    Përgjigju
  • ani: 18/07/2020 08:55

    italia i mbyll dyert ketyre sepse kan rastevte shtuara, ne ja hapim. hajde merre vesht

    Përgjigju
    • Ani: 18/07/2020 11:48

      O dielli mos te zent deren se e shikon si pirdhesh

    • Dielli: 18/07/2020 11:33

      Shko mor pirdhu

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?